
Partizani ka hedhur një hap të gabuar për llogari të javës së 13 të Superligës pasi ka barazuar 1-1 me Apoloninë në Elbasan Arena.
Ndeshja nisi shumë e ekuilibruar, ndërsa të besuarit e Ilir Dajës do të gjenin rrugën e rrjetës vetëm në minutën e 80 me Tedi Carën. Nga ky moment Partizani uli ritmin dhe do ta pësonte në fund.
Gjatë një rrëmujë në zonë, në minutën e 94, Broja prek topin me dorë dhe sipas gjyqtarit ka penallti. Nga pika e bardhë e 11 metërshit Zaimi nuk fal dhe Apolonia e Camaras merr 1 pikë në minutën e 96.
Pavarësisht barazimit Partizani ngjitet në vendin e dytë në klasifikim, me 9 pikë më pak se Vllaznia.



