
Gentian Selmani është lojtari më i ri i Laçit. Portieri njoftoi largimin nga Boluspor pak kohë më parë dhe tashmë do të vazhdojë karrierën në Shqipëri.
24-vjeçari ka arritur marrëveshjen me Laçin dhe do të jetë pjesë e kurbinasve deri në fund të këtij sezoni.
Gjithçka duket e mbyllur dhe mungon vetëm zyrtarizimi, me Selmanin që rikthehet te Laçi pas 3 viteve.



