Fitorja ndaj Teutës, Starova: Transfertë e vështirë, Partizani mund të shënonte edhe golin e tretë

Fitorja ndaj Teutës, Starova: Transfertë e vështirë, Partizani mund të shënonte edhe golin e tretë

Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për ndeshjen mes Partizanit dhe Teutës, që u fitua nga të kuqtë me rezultatin 2-0.

Sipas Starovës, kjo ishte një transfertë e vështirë për kryeqytetasit, por shtoi se me rastet në pjesën e dytë, mund të kishin shënuar edhe një tjetër gol.

Partizani kishte një transfertë të vështirë ndaj Teutës. Teuta-Partizani ka qenë gjithnjë një ndeshje  e veçantë. Loja filloi me disa raste. Kishte një depërtim të bukur të Grudës dhe një rast i Vilës.

Më pas Partizani shënoi me Mba dhe e bëri më të kollajshme për vazhdimësinë. Teuta krijoi raste dhe kishte mundësi për të barazuar lojën. Në pjesën e dytë, Partizani me raste të shumta, kishte mundësi edhe për golin e tretë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy