Laçi, kualifikim historik në turin e tretë të Ligës së konferencës

Laçi, kualifikim historik në turin e tretë të Ligës së konferencës

Laçi bëri mrekullinë. Në Rumani, skuadra e trajnerit Shpëtim Duro mori një barazim të çmuar 0-0 ndaj favoritëve të Universitatea Krajova dhe falë fitores minimale të një jave më parë, siguroi të drejtën për të kaluar në raundin e tretë të Ligës së konferencës.

Kurbinasit i rezistuan presionit të vendasve dhe tashmë përgatiten për një tjetër kundërshtar të fortë,pasi më 5 gusht do të përballen me belgët e Anderleht.

Ndërsa “Vllaznia” dhe “Partizani” humbën edhe ndeshjet e kthimit duke mbetur jashtë kompeticionit.

Për ekipin e Partizanit, Bazel ishte shumë i fortë. Zvicerianët triumfuan 2-0 edhe në ndeshjen e kthimit në Elbasan Arena dhe kalojnë më tej, ndërkohë që trajneri i të kuqve Ilir Daja, pas ndeshjes tha se priste më tepër nga lojtarët me eksperiencë.

As Vllaznia nuk  arriti të përmbysë humbjen minimale të një jave më parë, pasi edhe në Loro Boriçin e tejmbushur me tifozë,qipriotët e Ael limasol triumfuan 1-0.

Më herët,në raundin e tretë të konferencë ligës u kualifikua edhe Teuta,e cila do të ndeshet më 5 gusht me irlandezët e Shamrok.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy