Manchester United në luftë për Declan Rice

Manchester United në luftë për Declan Rice

 Pas Jadon Sanchos dhe Raphael Varanes Manchester United nuk mendon të ndalet asnjë sekond në lidhje me merkaton dhe ka përfshirë në listën e gjatë të emrave edhe Declan Rice .  

Anësori i West Ham United ndiqet prej kohësh edhe nga  Manchester City dhe Chelsea dhe ‘’ Red Devilsat ‘’ duhet të bëjnë shumë kujdes për arsye se ‘’ The Citiziens ‘’ dhe  londinezët janë  kundërshtarë shumë të fortë si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik .

 Me kontributin e dhënë në skemat e formuara nga skocezi David Moyes ,  Declan Rice i ka dhënë një kënaqësi shumë të madhe ‘’ The Hammersave ‘’ të cilët do të marrin pjesë në kupat e Europës në sezonin e ardhshëm , hap që ka ngjallur një entuziazëm shumë të madh tek anglezët.

Gjithsesi  javët e ardhshme do të jenë përcaktuese për të ardhmen e Declan Rice i cili me arritjet e deritanishme e ka shkruar emrin si një ndër elementët që mund të përshëndetet shumë shpejt me ‘’ Olympic ‘’ gjatë verës.  

Sipas parashikimeve të bëra nga specialistët,  ecuria e mesfushorit britanik të jep të kuptosh se me kalimin e viteve mund të shëndërrohet në një ndër më të mirët në pozicionin ku aktivizohet , fakt që do ta ngrinte në një stad tjetër karrierën e tij . 

35 ndeshje të cilat i kanë shkaktuar  një kënaqësi ndryshe për shkak të hyrjes në Europa League  do ti shërbejnë si motiv për ti rritur cilësitë të cilat kanë mahnitur tre nga klubet më të famshëm  pa lënë në harrëse faktin se në vijimësi mund të zgjerohet lista e pretendentëve për shërbimet e Declan Rice .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy