
Mirel Josa është zgjedhur nga Kukësi si trajneri i ri për pjesën e mbetur të sezonit. Lajmin e ka publikuar vetë klubi verilindor, duke konfirmuar faktin që Josa bëhet trajneri i tretë këtë sezon pas Gegës dhe Hallaçit. Në të kalurën Josa ka drejtuar ekipe si Tirana, Skënderbeu, por edhe Prishtina në Kosovë.
Njoftim i klubit
Futboll Klub Kukësi njofton se Mirel Josa është trajneri i ri i skuadrës sonë. Tekniku kryeqytetas ka arritur sot marrëveshjen për 1 vit e gjysmë dhe menjëherë do të marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa prezantimi i tij para mediave do të bëhet ditën e mërkurë.
Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Josa të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që Rraman Hallaçi do të jetë ndihmës i tij dhe njëkohësisht do të drejtojë Kukësin U21.
Josa është një trajner që e njeh mirë kampionatin shqiptar, duke drejtuar disa skuadra të ndryshme dhe duke fituar trofe. Klubi i Kukësit i uron suksese trajnerit Josa në krye të stolit kuksian.



