
Fillimi i sezonit për Milanin ka një domethënie të veçantë sepse kuqezinjtë do të mundohen të mbrojnë titullin e fituar në të kaluarin . Pavarësisht luftës së ashpër në Serinë A , italianët janë një ekip i guximshëm dhe kanë në favor historinë e suksesit. Stefano Pioli beson se ofensiva ka akoma nevojë për përmirësim dhe ‘’ Djalli ‘’ ka menduar për rikthimin e Mario Balotellit në ‘’ San Siro ‘’. Merkatoja dimërore do të jetë një etapë përcaktuese për të siguruar shërbimet e 32 vjeçarit i cili sipas ‘ Calciomercatos ‘ ëndërron ta veshë përsëri bluzën kuq e zi, të cilën e përfaqësoi në periudhën 2013-2016 por nuk e përjashton as Interin . Gjatë një interviste ishi i Monzas, i pyetur për të ardhmen deklaroi :
“ Do të më pëlqente të rikthehesha tek Milani sepse kam kaluar një eksperiencë shumë të bukur . ‘’ San Siro ‘’ është stadiumi më i bukur në botë por as Interin nuk e përjashtoj si mundësi. Janë dy ekipe që çdo lojtar i ëndërron ‘’ , ishin këto fjalët e ‘’ El Locos ‘’. Aktualisht golashënuesi nga Palermo mbron ngjyrat e zvicerianëve të Sion por zemra vijon ti rrahë për Calcion , kampionat në të cilin u aktivizua me Interin , Milanin , Brescian dhe Monzan.



