Barcelona arrin akordin me Kessien

Barcelona arrin akordin me Kessien

 Nga vështirësia për të dalë nga gropa , tashmë suksesi është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së Barcelonës. Katalanasit po i habisin të gjithë me ndryshimin e menjëhershëm dhe sigurisht një klub i tillë s’kishte si të qëndronte edhe për shumë kohë në prapavijë.

 Mungesa e akordit të Franck Kessies me Milanin ka rezultuar qershia mbi tortë për spanjollët për t’i rrëmbyer një lojtar shumë cilesor ‘’ Djallit ‘’  i cili do të provojë ndjesitë e të luajturit në La Liga, që do të bëhet eksperienca e dytë në një ndër ligat më të rëndësishme të Europës.

28 vjeçari nga Bregu i Fildishtë nuk ka vonuar shumë për ti dhënë ‘’ Ok ‘’ kërkesës së Joan Laportas  dhe sipas gazetarit Gerard Romero për të famshmen  ‘ Jijantes ‘ ,  afrikani do ti bashkohet të magjishmit  ‘’ Camp Nou ‘’ duke filluar nga 1 korriku i ardhshëm , akord  me anë të cilit Barcelona ia ka mbyllur gojën  Manchester United dhe Bayern Munchen duke firmosur me ishi-n e Atalantës me parametër zero .

Thuhet se rroga e Franck Kessies do të arrijë 6.5 milionë eurot dhe ‘’ Blaugranet ‘’ mund të ndihen shumë fatlumë sepse refuzimi i ‘’ The Red Devilsave ‘’ dhe bavarezëve është diçka jo e lehtë por si duket vijimësia po e kthen gjithçka në favorin e  ‘’ Los Cules ‘’ që pretendojnë të rikthehen në elitë.

Me transferimet në Katalunjë , Joan Laporta ka treguar veten duke evituar vuajtjet e mëtejshme të klubit të zemrës dhe ka guxuar në çdo moment pa e menduar shumë , veprime që deri më tani i kanë dhënë të drejtë kreut të presidencës së ‘’ Azulgranëve ‘’.  

Franck Kessie është preferuar gjithmonë nga Xavi Hernandez i cili po i habit të gjithë me mënyrën e përgatitjes së nxënësve të tij që nuk e kanë zhgënjyer në fillimin e kësaj eksperience , sigurisht të ëndërruar gjatë gjithë karrierës  .

Flitet se zyrtarizimi mund të vijë në ditët vijuese dhe për gjigandët e La Liga ky hap është shumë domethënës dhe e afron edhe më shumë me realizimin e objektivave .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy