
Erzeni është bërë me president të ri. Klubi shijakas ka kaluar në pronësinë e Ali Kasës. Ky i fundit ka arritur një marrëveshje me shoqatën Erzeni dhe Bashkinë e Shijakut, për të marrë në pronësinë e tij, klubin e futbollit. Tashmë tek Erzeni pritet të fillojnë edhe lëvizjet ne merkato, ku do të zgjidhet fillimisht trajneri. Emri më i përfolur për paniknën, është Ernest Gjoka.



