
Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, është shfaqur shumë i lumtur, pas miqësores, ku kombëtarja që ai drejton, triumfoi 2-0 ndaj Italisë.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Rangnick u shpreh se skuadra e njeh mirë lojën e tij, ndërsa shtoi se kishte raste ku gjatë ndeshjes, Italia nuk e prekte topin për dy minuta.
Avantazhi ynë është që disa lojtarë e njohin mirë stilin tim të lojës që prej kohës kur isha pjesë e Salzburgut dhe Austrisë.
Djemtë e dinë se çfarë pres prej tyre. 70 minutat e para ishin vërtetë të bukura për t’u parë, e vendosëm në vështirësi Italinë me inkursionet tona. Kishte momente kur kundërshtarët nuk e prekën topin për një apo dy minuta radhazi.



