
Shqipëria triumfoi pastër ndaj Lihtenshtejnit me rezultatin 3-0, në miqësoren e parë në prag të Europianit.
Goli i Brojës në minutën e 31-të dhe golat e Asanit në minutën e 46-të dhe Muçi në minutën e 67-të, i dhanë fitoren skuadrës së Silvinjos.

Kjo ishte miqësorja e parë, ndërsa pas katër ditësh, Shqipëria do të luajë me Azerbajxhanin.



