
Ditën e sotme u zhvilluan edhe dy ndeshjet e fundit të javës së parë të kampionatit shqiptar.
Dinamo ka festuar me fitore rikthimin në Superiore pas 9 viteve. Blutë kanë mposhtur me rezultatin 2-0 Kastriotin në transfertë. Dy golat e Chinedu në minutat 1 dhe 19, i dhanë fitoren e parë në start ekipit të drejtuar nga Shkëmbi.
Vlen të theksohet se Dinamo nuk regjistronte një fitore ndaj Kastriotit prej plot 11 vitesh.
Me fitore e ka nisur kampionatin edhe Kukësi. Verilindorët mposhtën me rezultatin 1-3 Egnatian jashtë. Skuadra e drejtuar nga Longo tregoi një paraqitje shumë të mirë në Rrogozhinë, teksa ishte Daci që hapi serinë e golave, për të vazhduar më pas me Peposhin dhe në fund Milunovic vulosi shifrat. Golin e vetëm për rrogozhinasit e shënoi Bruno Telushi në minutën e 90-të.



