Afrim i rëndësishëm te Shqipëria U-21, rikthehet sulmuesi Armando Broja

Afrim i rëndësishëm te Shqipëria U-21, rikthehet sulmuesi Armando Broja

Armando Broja rikthehet te Kombëtarja U-21. Sulmuesi 19-vjeçar do të jetë pjesë e ekipit të kuqezinjve, që drejtohet nga Alban Bushi, për dy ndeshjet e muajit qershor. Futbollisti prej kohësh ka qenë pjesë e Kombëtares së parë, me Rejën që i ka besuar fanellën e titullarit në disa ndeshje. Megjithatë tashmë, duke parë se ekipi A, luan miqësore dhe Shpresat kanë një ndeshje të rëndësishme për kualifikueset e Europianit 2023, siç është ajo ndaj Andorrës, trajnerët kanë vendosur që Broja të bashkohet me Shqipërinë e 21-vjeçarëve.

Lajmi për grumbullimin e Brojës është dhënë nga FSHF, ku ndër të tjera bëhet me dije se është grumbulluar edhe mesfushori i Apolonisë, Mateo Shanaj.

“Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se lista e U-21 ka ndryshuar sërish dhe skuadrës i është bashkuar mesfushori i Apolonisë, Mateo Shanaj. 19-vjeçari është vënë nën urdhrat e trajnerit që të premten për të vijuar përgatitjet për dy sfidat e ardhshme të kuqezinjve. Sakaq, është vendosur që sulmuesi Armando Broja do të kalojë te Kombëtarja U-21 për ndeshjen e parë me Andorrën, e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2023.”, thuhet në Komunikatën e FSHF.

Shqipëria U-21 do të luajë me Andorrën në transfertë më 4 qershor, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2023 dhe gjithashtu luajmë ndaj Bullgarisë, më 8 qershor në miqësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy