Dinamo City, mori një fitore të rëndësishme në kampionat, siç ishte ajo ndaj Teutës në “Air Albania”.
Kryeqytetasit triumfuan minimalisht, falë një supergoli në fund, por nuk dalin pa pasoja nga kjo përballje.
Dinamo ka humbur dy futbollistë për sfidën e ardhshme me Kukësin. Bëhet fjalë për mesfushorin Guadiabi dhe sulmuesi Zabërgja.
Të dy këta lojtarë u ndëshkuan me të verdhë dhe kanë plotësuar numrin e kartonëve, prandaj do të jenë të pezulluar për sfidën me verilindorët.



