
Pavarësisht se transferimi i Raphinhas nga Leeds United tek Barcelona në verën e 2022-shit u konsiderua shumë i bujshëm , sulmuesi nuk i ka përmbushur pritshmëritë e Xavi Hernandezit dhe pikërisht në këtë merkato spanjollët do të tentojnë të rikuperojnë investimin e bërë . 10 gola dhe 12 asiste në 48 sfida , të shoqëruara me një lojë e cila ka lënë për të dëshiruar e kanë përshpejtuar largimin e Raphinhas, për të cilin para pak kohësh u interesuan Chelsea dhe Arsenali. Në mungesë të Ousmane Dembeles 26 vjeçari e pati shansin për ta bindur numrin një të pankinës por tanimë eksperienca në ‘’ Camp Nou ‘’ mund të quhet e përfunduar, tek një skuadër e cila demostroi në sezonin e kaluar se do të jetë një ndër pretentendet për të fituar çdo trofe në të ardhmen, edhe pse nuk e filloi sic duhej sezonin pasi u eleminua nga grupet e Champions Leagues por e përfundoi atë me fitimin e Superkupës së Spanjës dhe La Ligas .



