
Paraqitjet e kohëve të fundit po e largojnë gjithmonë e më shumë Aurelien Tchouamenin nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Francezi është ende larg nivelit që duhet të kesh për të vijuar tek Real Madridi, për të cilin gjithsesi është shfaqur një dritë në fund të tunelit.
Liverpooli i Arne Slottit ia ka hapur me kohë dyert e ‘’ Anfield Roadit ‘’ mesfushorit, i cili konsiderohet një vlerë e shtuar nga numri një i stolit.
Në lidhje me drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’, këta të fundit kanë deklaruar se mund ta pranojnë largimin e 24 vjeçarit nëse oferta do të jetë tunduese.
Për arritjen e objektivit anglezët kanë bërë gati çekun prej 60 milionë eurosh për ishi-n e Monacos, shifër me të cilën Florentino Perezi do të rikuperonte investimin e bërë në të shkuarën.
Në javët vijuese priten zhvillime në lidhje me të ardhmen e Aurelien Tchouamenit, një element që mund ti shërbejë skemave të trainerit hollandez.
Në sezonin aktual nxënësi i Carlo Ancelottit numëron 15 sfida me fituesit në fuqi të Champions Leagues, një ekip shumë i sikletshëm për çdo rival.



