Cucho Hernandez, opsion për ofensivën e Barcelonës

Cucho Hernandez, opsion për ofensivën e Barcelonës

  Përpjekjet e drejtuesve të Barcelonës lidhur me merkaton e verës vazhdojnë. 

Tek ‘’ Los Cules ‘’ priten ndryshime, sidomos në ofensivë. 

Traineri Hansi Flick po jep maksimumin për të vijuar në të njëjtën linjë edhe në sezonin e ardhshëm i cili e ka përqëndruar vëmëndjen më së shumti tek ofensiva. 

Disa emra po analizohen dhe në orët e fundit listës i është shtuar edhe ai i Cucho Hernandez. 

Kolumbiani ka zhvilluar një sezon fantastik me Real Betisin, i finalizuar me 14 gola dhe 3 asiste në 37 sfida. 

Mirëpo krerët e andaluzëve nuk kanë ndërmend ta shesin golashënuesin dhe në fakt në janar refuzuan një ofertë prej 25 milionë eurosh.

 Largimi i Robert Lewandowskit i detyron ‘’ Blaugranët ‘’ për të gjetur një tjetër element bindës, objektiv i cili do të jetë tejet i vështirë. 

Ndërkohë, ishi i Getafes e njeh shumë mirë Barcelonën dhe La Ligan në tërësi dhe mund ta konsiderojë kalimin në ‘’ Camp Nou ‘’.  

Natyrisht që Manuel Pellegrini nuk do të humbasë një ndër pilarët e 11-shes, edhe pse interesi i katalanasve përbën një avantazh për karrierën e Cucho Hernandez në tërësi. 

Qartësisht oferta e Joan Laportas duhet të jetë më bindëse por duhet marrë parasysh edhe pozicioni i presidentit të Real Betisit Angel Haro dhe pa dyshim numrit një të pankinës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy