Atletico Madridi, interes për Alex Baenan

Atletico Madridi, interes për Alex Baenan

Të qënit një ndër më të mirët e Villarealit prej kohësh, e ka vënë Alex Baenan në qendër të vëmëndjes të ekipeve me emër.

Në Spanjë Atletico Madridi dhe gjithashtu në Angli Manchester United dhe Chelsea do të masin forcat për përfitimin e shërbimeve të 22 vjeçarit gjatë merkatos së verës.

Drejtuesit e Villarealit janë të ndërgjegjshëm se do të jetë shumë e vështirë ta ndalojnë largimin e spanjollit nga ‘’ La Ceramica ‘’, kontrata e të cilit skadon në 30 qershorin e 2025-sës.

Rritja në lojë ka ndikuar edhe tek vlera e kartonit të Alex Baenas, e cila aktualisht arrin 35 milionë eurot.

Duke iu referuar pretendentëve, sidomos ‘’ The Red Devilsave ‘’ dhe ‘’ Bluve të Londrës ‘’, një shifër e tillë është lehtësisht e përballueshme, për një ndër lojtarët më të spikatur të La Ligas.

Prej dy vitesh ishi i Gironas mbron ngjyrat e  ‘’ Nëndetëses së Verdhë ‘’ dhe në sezonin aktual ka gjetur rrugën e rrjetës në 5 raste gjatë 37 sfidave të luajtura.

Faktikisht interesi për nxënësin e Marcelino Garcia Toral ka filluar me kohë, i cili mund të shëndërrohet në një ndër lëvizjet më të bujshme në merkaton e verës.

Në të kaluarën Alex Baena ishte pjesë e suksesit historik të Villarealit, skuadër e cila fitoi Europa Leaguen dhe ecuria impresionuese parashikohet se do ti sigurojë të tjerë pretendentë në vazhdimësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy