Barcelona ofertë për Angelo Gabriel

Barcelona ofertë për Angelo Gabriel

Pavarësisht se merkatoja gjithmonë është e fokusuar në kontinentin e vjetër , Barcelona nuk ka ngurruar asnjëherë ta zgjerojë interesin , deri në Amerikën Jugore.

Brazili ka rezultuar në të shumtat e rasteve preferenca e ‘’ Los Cules ‘’ të cilet po ndjekin me kujdes talentin e Santos Angelo Gabriel.

17 vjeçari vijon ta rrisë cilësinë në çdo ndeshje dhe ky moment konsiderohet i duhuri për ta afruar në ‘’ Camp Nou ‘’.

‘’ Blaugranët ‘’ do të tentojnë ti bindin brazilianët kundrejt një oferte prej 35 milionë eurosh , shifër që meriton të vlerësohet duke patur parasysh edhe referencat jo të mjaftueshme për Angelo Gabriel.

Strategjia e Barcelonës përafrohet me atë të rivalëve të Real Madridit , skuadër që në të kaluarën firmosi me Vinicius Junior dhe aktualisht braziliani është një ndër më të mirët e Carlo Ancelottit.

Në këtë histori duhet konsideruar edhe një fakt  interesant që lidhet me transferimin e Neymar Juniorit, pikërisht nga Santos, i cili i rezultoi një sukses Barcelonës pasi fitoi gjithçka në Spanjë dhe më gjerë .

Xavi Hernandez tashmë e ka dhënë ‘’ OK ‘’ por Angelo Gabriel mund të udhëtojë drejt ‘’ Camp Nout ‘’ kur të mbushë 18 vjeç dhe gjatë kësaj kohe duhet të japë maksimumin në çdo sfidë.

 Në vijimësi pritet fillimi i negociatave ndërmjet Barcelonës dhe Santos, për një lojtar për të cilin ja vlen sakrifica sepse jo më kot pretendohet nga katalanasit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy