
Siç kishte njoftuar edhe MCN më herët, mesfushori Sherif Kallaku do të vazhdojë karrierën në Rumani, te skuadra e Sepsi.
Klubi rumun ka zyrtarizuar këtë të mërkurë, firmën me futbollistin 25-vjeçar.
Kallaku u largua nga Teuta dhe do të vazhdojë karrierën te Sepsi, me të cilët ka firmosur kontratë 2-vjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Kjo është aventura e tretë për Kallakun jashtë Shqipërisë, pasi ka luajtur më herët me të rinjtë e Cremonese në Itali dhe me Lokomotiva Zgareb në Kroaci.



