
Duke filluar nga ora 15:00, do të luhet supersfida e javës së 31-të në Superiore, mes Egnatia dhe Partizanit.
Në Rrogozhinë, pritet një përballje e bukur dhe e luftuar, me ekipet që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.
Përballen dy pretendentët për titullin kampion dhe sigurisht, spektakli është i garantuar.
Ndeshja do të transmetohet në ekranin e MCN TV, ndërsa janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Rama, Ndreca, Ahmetaj, Aleksi, Zejnullai, Ibrahimoglu, Fernando, Montenegro.
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Zekolli, Preka, Sota, Maguet, Murataj, Rrapaj, Cara, Keko, Bintsuka.



