Lila: Tirana shënoi në minutat e qylit, me këtë fitore shkon afër titullit

Lila: Tirana shënoi në minutat e qylit, me këtë fitore shkon afër titullit

Andi Lila, ish-futbollist, analizoi fitoren e Tiranës ndaj Kastriotit, në emisionin “Skaner” në MCN TV.

Lila deklaroi se bardheblutë shënuan në minutat e qylit dhe shtoi se Tirana mori një fitore që i shkon afër titullit kampion.

Tirana e interpretoi shumë mirë. U luajt me një portë. Kastrioti mbrojti mirë linjat. Tirana humbi një penallti, që u humb nga Hasani, kishte raste të tjera, por portieri i krutanëve Sali ishte një nga më të mirët në fushë. Interpretimi i ndeshjes ishte shumë i mirë nga Tirana.  

Kastrioti u mbroj mjaft mirë deri në minutën e 100-të. Në minutat e qylit, Tirana shënoi me meritë dhe mori 3 pikët. Kastrioti u mbrojt gjithë ndeshjen, por futbolli kështu është, ndëshkohesh nga episodet. Tirana mori një fitore, që i shkon shumë afër titullit.

Një pikë që nuk është shumë e fortë te Tirana, mendoj se është dyshja e mbrojtjes. Të dy lojtarët, janë shumë të fortë, por kanë një problematikë në ndërtimin e lojës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy