
Ecuria shumë e mirë me Osasunën, po i siguron pretendentë Ante Budimir.
Tek Juventusi po punohet me shumë përkushtim për ta siguruar transferimin e sulmuesit në ‘’ Allianz Stadium ‘’ gjatë merkatove vijuese pasi e ka nisur shumë mirë sezonin me ekipin nga Pamplona.
33 vjeçari tashmë është një referent në ofensivën e spanjollëve, i cili preferohet nga Thiago Motta pasi vlerëson performancat, sidomos në rradhët e këtij ekipi.
Gjithmonë drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ i kanë patur objektiv lojtarët me një eksperiencë të caktuar dhe Ante Budimir i plotëson kërkesat e numrit një të stolit.
Tek ishi i St Paulit spikasin disa komponentë si shtatlartësia, të qënit efektiv në luftën në ajër dhe gjithashtu efikas përpara portës.
Një kalim tek torinezët mund ti shërbejë karrierës së Ante Budimir pasi janë ish rekordmenët e Serisë A dhe një ekip me shumë traditë në Itali dhe Europë.
Të qënit pjesë e Juventusit shoqërohet edhe me një kërkesë të lartë llogarie dhe duhet të jesh gjithmonë në nivelin optimal për arsye se pretendohen titujt e rëndësishëm, në çdo sezon.
4 gola dhe 1 asist në 9 sfidat me Osasunën flasin për një element cilësor që kërkon përmirësimin e vazhdueshëm, i cili mund ti bëjë shumë punë italianëve në fazën vendimtare të sezonit.



