
Atletico Madridi ka bërë zyrtare goditjen e parë në këtë merkato verore.
Robin Le Normand ka firmosur për pese sezone me ‘’ Los Colchoneros ‘’, i cili zhvilloi një Europian shumë të mirë me ‘’ La Furia Rojan ‘’.
Ashtu siç e ka raportuar presidenti i Real Sociedad Joakin Aperribay, kolegu Enrique Cerezo ka shpenzuar rreth 39.5 milionë euro për qendërmbrojtësin.
Ja vlen për tu theksuar se francezi është më i shtrenjti në historinë e klubit madrilen për sa i përket prapavijës, i cili vuajti shumë në sezonin e kaluar për arsye se pësoi 68 gola në 54 sfida.
Të hënën e kaluar, në 29 korrik, 27 vjeçari i dha lamtumirën ‘ Anoetas ‘ dhe në fund u shpreh kështu :
“ Shpresoj që çdo komponent i klubit të më kujtojë si një lojtar që dha gjithçka për Real Sociedadin ‘’, ishin fjalët e ishi-t të Brestit.
Parashikohet se Robin Le Normand do të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll për tu përgatitur për sezonin e ri i cili do të fillojë në 15 gusht, por në datën 19 ‘’ Los Colchoneros ‘’ do të debutojnë në La Liga kundër Villarealit në ‘’ La Ceramica ‘’.
Gjatë gjashtë sezoneve tek bardheblutë, kampioni i Europës me Spanjën u aktivizua në 221 sfida dhe shënoi 6 gola, të cilët konsiderohen një rival shumë i sikletshëm, në çdo kompeticion.



