Enea Koliçi firmos me Flamurtarin, portieri i ri i ekipit (VIDEO)

Enea Koliçi firmos me Flamurtarin, portieri i ri i ekipit (VIDEO)

Enea Koliçi do të jetë portieri më i ri i skuadrës së Flamurtarit. Gardiani 32-vjecar ka firmosur zyrtarisht këtë të enjte kontratën e tij të re me me klubin kuqezi duke u prezanutar dhe në ambinetet e klubit vlonjat.

Enea Koliçi në tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Kukësit duke bërë paraqitje mjaft të mira me verilindorët duke fituar edhe grumbullimin në Kombëtare.

Vetë Enea Kolici shikonte me sy të mirë edhe një rikthim në Greqi tek Apollon Smirnis, por me ditët që kalonin i duhej të bënte një zgjedhje përfundimtare.

Koliçi është zyrtarizimi i pestë i Flamurtarit për këtë sezon, pas atyre të Bathës, Kotobellit, Beqajt dhe Toungaras.

Deri më tani kuqezinjtë e Ilir Dajës janë ekipi më aktiv në këtë merkato vere duke bërë afrime të rëndësishme në të gjitha repartet. Pritet që në sezonin e ri Flamurtari të jetë mes pretendetëve kryesor për të fituar titullin kampion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy