
Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graët, është pezulluar përkohësisht. Shkak për këtë janë bërë disa akuza për ngacmim seksual ndaj numrit 1 të futbollit në Francë.
Komiteti Ekzekutiv, me një mbledhje urgjente, njoftoi pezullimin e përkohshëm të Le Graët, deri në përfundim të hetimeve, ku më pas do të merret një vendim përfundimtar.
Ashtu siç parashikohet nga statuti, zëvendëspresidenti Philippe Diallo do të jetë president i përkohshëm.



