
Dusan Vlahovic, pritet të luajë për PSG, në sezonin e ri. Raportimet e fundit nga Franca, bëjnë të ditur se klubi parisien ka arritur akordin me sulmuesin serb. Lojtari është në kontratë me Juventusin, por ka dhënë miratimin e tij, për tu transferuar te kampionët e Francës. Vlahovic te PSG do të përfitojë një pagë prej 11 milionë eurosh në sezon. Klubi francez po negocion me Juventusin për një marrëveshje dhe gjithçka mund të mbyllet për 70 milionë euro.



