Cassano: Juventusi ta shpifte! 5 humbje në 6 ndeshje, nuk kishte ndodhur kurrë

Cassano: Juventusi ta shpifte! 5 humbje në 6 ndeshje, nuk kishte ndodhur kurrë

Ish-lojtari italian, Antonio Cassano, ka shpërthyer, pas paraqitjeve të Juventusit në Ligën e Kampioneve, ku fazën e grupeve e mbyllën në vendin e tretë, duke regjistruar 5 humbje dhe 1 fitore në 6 ndeshje.

Cassano deklaroi se paraqitjet e bardhezinjve ta shpifnin, ndërsa shtoi se 5 humbje në 6 ndeshje, nuk kishin ndodhur kurrë në historinë e kësaj skuadre.

Shoh disa deklarata të trajnerit të tyre që thotë “Juventusi i madh, ka luajtur mirë”. Ka bërë 5 humbje në 6 ndeshje, nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e bardhezinjve dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që një skuadër me 5 humbje në 6 ndeshje të shkojë në Ligën e Europës.

Dje, Benfica i bëri 6 gola në shtëpi skuadrës së Maçabi Haifa dhe Juventusi vazhdon të thotë “kemi bërë një paraqitje të mirë, kemi luajtur mirë, ka shumë inat”. Po inat për çfarë?

Kanë bërë një paraqitje katastrofë, kanë bërë diçka të turpshme duke regjistruar 5 humbje në 6 ndeshje dhe vazhdojnë e mbajnë krahun e Allegrit. Këtë vit në Ligën e Kampioneve ta shpifnin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy