U largua nga Tottenham, trajneri Conte në listën e Chelsea

U largua nga Tottenham, trajneri Conte në listën e Chelsea

Antonio Conte u shkarkua nga drejtimi i Tottenham pak kohë më parë, për shkak të rezultateve negative dhe atmosferës aspak të qetë në skuadër.

Megjithatë trajnerin italian mund ta shohim sërish në Premier League për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Conte është në listën e preferencave të presidencës së Chelsea, për të drejtuar londinezët sezonin e ardhshëm.

Italiani pëlqehet nga drejtuesit e Chelsea, pasi e njeh edhe mirë skuadrën, për shkak se i ka drejtuar në të kaluarën, me të cilët ka fituar edhe titullin kampion në vitin 2017.

Së bashku me Conten në listën e Chelsea për të drejtuar skuadrën janë edhe Luis Enrique dhe Julian Nagelsmann, ndërsa deri në fund të këtij sezoni drejtimi i është besuar Lampard.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy