Coutinho huazohet tek Aston Villa

Coutinho huazohet tek Aston Villa

 Më në fund vuajtjet për Philippe Coutinhon kanë mbaruar . Braziliani ka arritur të shpëtojë nga Barcelona dhe është rikthyer në Premier League në cilësinë e të huazuarit tek Aston Villa .

Për 29 vjeçarin ky hap është një përballje me të kaluarën ku spikati tek Liverpooli por me mbërritjen në ‘’ Camp Nou ‘’ filluan zhgënjimet për të . Largimi i Philippe Coutinhos ka shkaktuar një frymëmarrje për katalanasit të cilët fatmirësisht  nuk do të paguajnë rrogën e lartë të ekstremit  , të paktën deri në fundin e sezonit .

Londinezët e kanë marrë përgjegjësinë e saj dhe do ti japin një tjetër shans talentit të kombëtares ‘’ Seleçao ‘’ për të rikuperuar vlerat e humbura  në terrenet e gjelbërta .

Sfidat jo vetëm për Philippe Coutinhon por edhe për shumë lojtarë të tjerë do të vinë duke u vështirësuar sepse duhet kujtuar se në muajin nëntor do të startojë Boterori i Katarit dhe për çdo lojtar është arritja më e  madhe në karrierë .

Ky ishte momenti që po pritej me ngulm nga Joan Laporta sepse me anë të këtij operacioni do të regjistrojë një nga blerjet më të spikatura të ‘’ Los Cules ‘’ siç është Ferran Torres , sulmues që tentohej me ngulm nga spanjollët .

Eksperiencës së dështuar me Barcelonën i bashkohet edhe sezoni gjatë të cilit u huazua tek Bayern Munchen , skuadër në të cilën nuk bëhet asnjë tolerim dhe Philippe Coutinho u  detyrua të rikthehej në Spanjë  duke ofruar një rendiment që nuk justifikoi në asnjë moment  160 milionë e paguara nga gjigandët e La Ligas në janarin e 2018- tës . Tashmë në ‘’ Villa Park ‘’, ishi i Interit do ti japë shpjegime  një figure të njohur  siç është Steven Gerrard,  eksperienca e të cilit mund të përkthehet si një sukses për lojtarin nga Rio de Janeiro në të ardhmen që sigurisht do të mbushte edhe arkat e ‘’ Blaugranëve ‘’.

 

 

 

 

 

 

                 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy