Gati për hapin e madh në karrierë, Egbo drejt stolit të kombëtares së njohur

Gati për hapin e madh në karrierë, Egbo drejt stolit të kombëtares së njohur

Emmanuel Egbo është i papunë nga viti i kaluar, kur ai u shkarkua nga Tirana, me të cilët kishte fituar titullin kampion.

Ish-trajnerin dhe lojtarin e bardhebluve megjithatë tashmë mund ta shikojmë në stolin e një kombëtare të njohur, siç është ajo e Nigerisë. Sipas asaj që raportojnë mediat në Nigeri, Egbo është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e kombëtares së tyre.

Trajneri aktual Gernot Rohr, nuk po bind me rezultatet e arritura dhe largimi i tij tashmë duket shumë afër. E vetmja arsye, pse ende Rohr nuk është shkarkuar deri në këto momente, është fakti se Federata Nigeriane e Futbollit, duhet t’i paguajë një dëmshpërblim në rast largimi pa konsensus mes palëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy