
Huazimi i Antony-t tek Real Betisi ka rezultuar një sukses nga drejtuesit e Manchester United.
Braziliani është shëndërruar një referent në ofensivën e andaluzëve, për të cilin Arsenali ka shfaqur interes.
‘’ Topchinjtë ‘’ do të tentojnë ta transferojnë në ‘’ Emirates ‘’ gjatë merkatos së verës, i cili konsiderohet një lojtar shumë teknik, tepër i aftë me topin dhe i rrezikshëm sidomos në duelet një kundër një.
25 vjeçari e ka bërë krenar trainerin Manuel Pellegrini dhe ka gjetur vetveten në La Liga, tek një ekip shumë cilësor.
Objektivi i drejtuesve të Real Betisit është qëndrimi i Antony në ‘’ Benito Villamarin ‘’ ndërsa traineri Mikel Arteta e shikon si të duhurin për 11-shen e tij.
Qëllimi i 13 herë kampionëve të Premier Leagues është arritja sa më shpejtë e kësaj marrëveshjeje për të evituar ndonjë surprizë gjatë merkatos së verës, duke qenë se pretendentët e tjerë mund t'ia vështirësojnë atë.
Antony deri më tani ka kontribuar me 4 gola dhe 4 asiste në 12 sfida, ecuria e të cilit e ka lënë të kënaqur numrin një të stolit.



