Atletico Madridi pëlqen Danjuma

Atletico Madridi pëlqen Danjuma

Me Luis Suarez drejt moshës 35 vjeçare Diego Simeone ka filluar të mendojë për një lojtar që do të rifreskojë sulmin e Atleticos .

Argjentinasi është një trainer tejet i identifikuar me ‘’ Los Colchoneros ‘’ me të cilët arriti të thyejë akullin në Primera Division duke  u shpallur kampion . Nga ‘’ El Cholo ‘’ do të kërkohet  vijimi në të njëjtën linjë dhe duket se e ka gjetur zëvëndësuesin për uruguajanin . 

Sulmuesi Arnaut Danjuma ka shfaqur një lojë për tu duartrokitur me Villarealin , skuadër që suprizoi sezonin e kaluar duke fituar Uefa Europa League.

Një ndër karakteristikat më të vlerësuara nga 51 vjeçari është përshtatja e nigerianit në çdo pozicion të ofensivës , fakt që ka avantazhuar  ‘’ Nëndetësen e Verdhë ‘’ për të qenë më efektive përpara portës .

Vera e kaluar theksoi një investim të rëndësishëm  të spanjollëve të cilët e transferuan 24 vjeçarin nga Bournemoth  .

Duhet shtuar se  për ekipin nga Castellon ky transferim u konceptua si më i shtrenjti në historinë e tyre sepse shpenzuan 23.5 milionë euro .  Adaptimi i Arnaut Danjuma-s në Primera Division nuk hasi aspak vështirësi dhe e kuptoi menjëherë ideologjinë e  Unay Emery-s.  

6 gola  dhe 2 asiste në 12 ndeshjet  me Villarealin evidentojnë se jemi përpara një sulmuesi shumë cilësor të cilit i është hapur një derë për tu rritur si në anën individuale ashtu edhe në atë kolektive .

Pavarësisht se ky operacion mbetet në kontekstin e parashikimeve , sigurisht  largimi i afrikanit nga ‘’ El Madrigal ‘’ ka një koefiçent të lartë për shkak të rëndësisë tek spanjollët të cilët kurrsesi s’do ta lejonin fuqizimin e një kundërshtari direkt  në La Liga .

Gjithsesi  të qënit i pretenduar nga ‘’ Los Colchoneros ‘’ tregon shumë sepse ka befasuar në një ndër kampionatet më të bukur të planetit pa përjashtuar as Champions Leaguen.

 

 

 

 

 

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy