Disfata ndaj Genoa-s, Mourinho: Humbje e rëndë, ishim në gjendje të tmerrshme

Disfata ndaj Genoa-s, Mourinho: Humbje e rëndë, ishim në gjendje të tmerrshme

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, e quan një humbje të rëndë, disfatën që skuadra e tij pësoi ndaj Genoas në transfertë me rezultatin 4-1.

Sipas tij, skuadra u fut në fushë në një gjendje të tmerrshme, ndërsa shtoi se do të analizohet gjithçka me lojtarët e tij.

Më duhet të analizoj gjithçka me lojtarët e mi, çdo detaj dhe t’i futem punës menjëherë. Pas kësaj ndeshje nuk më pëlqen të flas emocionalisht, por preferoj të analizoj gjithë ndeshjen dhe të flas me gjakftohtësi.

Mund të jap vetëm një mendim të përgjithshëm që në thelb është se kemi hyrë në fushë në një gjendje të tmerrshme. Humbëm një top dhe pësuam golin, pastaj barazuam dhe zëvendësimi i Bryanit nuk na ndihmoi në mesfushë. Ndeshja mbaroi, ne bëmë ndryshimet, por ishte e vështirë të bëjmë diç më shumë. Është një humbje e rëndë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy