Barcelona, tjetër opsion për portën

Barcelona, tjetër opsion për portën

 Dëmtimi i Ter Stegen e ka shqetësuar shumë trainerin Hansi Flick, i cili duhet me patjetër ti japë zgjidhje këtij problemi.

Gjermani është një ndër më të mirët e Barcelonës, prezenca e të cilit i jep siguri skuadrës gjatë sfidave.

Për këtë arsye Arnau Tenas mund të rikthehet në ‘’ Camp Nou ‘’ pasi po has shumë vështirësi tek Paris St Germain.

Gianluigi Donnarumma është titullar i padiskutueshëm dhe e ka lënë në prapavijë 23 vjeçarin, i cili me çdo kusht kërkon të aktivizohet për të mos e humbur ritmin.

Tek Barcelona duhet gjithmonë të jesh në nivelin e duhur duke qenë se presioni për të arritur rezultatet pozitive është shumë i madh dhe çdo gabim mund të kushtojë shtrenjtë.

Fakti se është rritur në akademinë e ‘’ La Masias ‘’ i jep një avantazh Arnau Tenasit, tek një ekip, objektivi i të cilit në çdo sezon është fitimi i titujve të rëndësishëm.

Për sa i përket performancave në këtë fillim sezoni ‘’ Los Cules ‘’ po vijojnë me hapat e duhur, protagonistë absolutë në La Liga me gjashtë fitore rradhazi, ndërsa në Champions League dështuan në sfidën e parë në transfertën e Monacos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy