
E ardhmja e James Rodriguezit është përfolur shumë në kohët e fundit.
Kolumbiani zhvilloi një Kupë Amerike në një nivel mbresëlënës, i cili e lideroi kombëtaren ‘’ Los Cafeteros ‘’ deri në finale.
Sipas gazetarit Edu Aguirre, marrëveshja ndërmjet palëve është drejt finalizimit, për një lojtar i cili kërkon të konsolidohet në një ligë të cilën e njeh shumë mirë.
Në të kaluarën mesfushori performoi në klube si Real Madridi, Bayern Muncheni dhe Evertoni, i cili është shumë afër Rayo Vallecanos.
Mënyra se si luan 33 vjeçari nga Kukuta është e duhura për stilin e lojës së spanjollëve, i cili spikat për vizionin, kapacitetin për të asistuar dhe goditjet, sidomos nga distanca.
Sipas informacioneve të fundit nxënësi i Nestor Lorenzos i ka kaluar vizitat mjekësore dhe tifozeria vendase është e entuziazmuar për këtë hap të hedhur nga ana e drejtuesve.
Për lojtarin nga Kukuta do të jetë nisja e një tjetër sfidë në karrierë, tek një ekip mesatar në La Liga.



