
Prej kohësh Kvicha Kvaratskhelia konsiderohet një lider tek Napoli , shumë përcaktues në fitimin e Scudettos në sezonin e kaluar. Për gjeorgjianin u interesua Real Madridi në të kaluarën por edhe rivalët e përjetshëm të Barcelonës do të tentojnë të firmosin me mesfushorin. Për ‘’ Azulgranët ‘’ 22 vjeçari konsiderohet prioritet për merkaton verore të 2024-tës , pavarësisht se s’do të jetë aspak e lehtë pasi kontrata e firmosur me ‘’ Il Partenopei ‘’ përfundon në 30 qershorin e 2027-tës , shtuar edhe rëndësinë e tij në 11-shen e Rudi Garcias. Ja vlen për tu shtuar se rendimenti i shkëlqyer e ka rritur ndjeshëm vlerën e kartonit të Kvicha Kvaratskhelias, e cila aktualisht arrin 130 milionë eurot. Duke njohur presidentin e bardhekaltërve Aurelio Di Laurentis arrihet ne konkluzionin se s’do të lëshojë pe dhe do ti qëndrojë besnik vlerës së përcaktuar për ishi-n e Rubin Kazan. Nëse do të vendosë për tu larguar nga mitiku ‘’ Diego Armando Maradona ‘’, Kvicha Kvaratskhelia do të shëndërrohej në transferimin më të shtrenjtë në historinë e Serisë A, një ndër pesë ligat më të rëndësishme të kontinentit të vjetër.



