
Mbrojtësi Leonardo Bonucci duhet të gjejë një skuadër të re. Futbollisti italian nuk është në planet e Juventusit për sezonin e ri. Kjo i është komunikuar vetë lojtarit nga drejtuesit bardhezi, që po punojnë për ndërtimin e ekipit të sezonit të ardhshëm. Bonucci ka edhe një vit kontratë, por drejtuesit, në një takim të fundit, i kanë komunikuar atij se duhet të gjejë një ekip të ri, pasi nuk bën pjesë në planet për skuadrën e re.



