
Ish-lojtari i Partizanit, Edmond Dosti, ka dalë kundër trajnerit Giovanni Colella, pas barazimit që të kuqtë regjistruan ndaj Erzenit me rezultatin 3-3, në një ndeshje ku pak para fundit ishin në avantazh 1-3.
Nëpërmjet një postomi në profilin e tij, Dosti shkruan se është një turp i madh për të, që Colella është ende trajner i Partizanit, për të cilin tha se del, qesh dhe flet broçkulla pas ndeshjes.
Postimi i Dostit:
Për mua është turp i madh qe ti je akoma trajner i Partizanit. Një trajner që nuk merr përgjegjësi reale, dhe del aty qesh e flet broçkulla. Për çfarë ndërprerje flet ti, kur klubi të çoi ne fazë përgatitore në Turqi, t’i plotësoi të gjitha kushtet! Ky ekip pretendon dhe të dali kampion. Personaliteti i trajnerit është i ekipit. Unë nuk pashë ndonjë përgjegjësi të marrë nga Colella për mënyrën sesi foli dhe nga mimika e tij. Jam vërtet shumë i indinjuar.



