
Takumi Minamino, është larguar zyrtarisht nga skuadra e Liverpool. Sulmuesi do të vazhdojë karrierën në Francë.
Japonezi është zyrtarizuar ditën e sotme te skuadra e Monaco, pas një operacioni që francezëve i kushtoi rreth 20 milionë euro.
Minamino ka firmosur kontratën 3 vjeçare, ndërsa u shpreh se është i lumtur për këtë aventurë të re.
Është një gëzim i madh për mua që t’i bashkohem Monacos. Jam i kënaqur të jem pjesë e projektit të klubit, që sapo ka përfunduar në podium (në vend të tretë) dy herë radhazi dhe është një prej kampionateve më entuziazmuese.



