Pioli me “dhimbje koke”, Milanit i dëmtohet edhe Ibrahimovic

Pioli me “dhimbje koke”, Milanit i dëmtohet edhe Ibrahimovic

Duket se dëmtimet nuk kanë fund të Milani këtë sezon. Numri i lojtarëve të dëmtuar te skuadra e Piolit, vazhdon të rritet çdo ditë.

I radhës që nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës, është Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez së fundmi ka shfaqur probleme me gjurin dhe për këtë arsye nuk do të luajë ndaj Empolit ditën e nesërme.

40-vjeccari i bashkohet kështu listës së mungesave, aty ku bëjnë pjesë edhe titullarë të tjerë si Leao, Calabria, Rebic, Kjaer apo edhe Pellegrini.

Milani është kushtëzuar nga dëmtime të shumta, që kanë ndikuar edhe në rezultatet e fundit të skuadrës, e cila tashmë ka humbur vendin e parë dhe renditet e treta pas Interit dhe Napolit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy