Lazio merr vendimin për të ardhmen e trajnerit Sarri

Lazio merr vendimin për të ardhmen e trajnerit Sarri

Lazio nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, teksa në fundjavë pësoi edhe një humbje me shifrat e thella 4-0 ndaj Napolit.

Megjithatë kjo nuk ka ndryshuar mendimin e drejtuesve, të cilët vazhdojnë të besojnë te trajneri Maurizio Sarri. Drejtuesit e bardhekaltërve janë të bindur se me Sarrin në stol rezultatet pozitive do të vijnë.

Madje sipas asaj që raportojnë mediat italiane, te Lazio kanë gati edhe rinovimin për trajnerin, që pritet të vijë para Krishtlindjeve.

Kontrata e Sarrit me Lazion pritet të zgjatet deri në vitin 2025, ndryshe nga ajo aktuale, e cila skadon pas 2 vitesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy