Alexander Isak, afër Liverpoolit

Alexander Isak, afër Liverpoolit

Si në çdo merkato tjetër Alexander Isak vijon të jetë edhe në aktualen ndër më të pretenduarit.

Suedezi ka shkëlqyer me Newcastle United duke e përmirësuar rendimentin në çdo sezon dhe tashmë është bërë i paevitueshëm interesi i ekipeve me emër. 

Liverpooli thuhet se ka bërë hapa të sigurtë përpara në lidhje me firmosjen me 25 vjeçarin por paraprakisht drejtuesit e ‘’ Las Urracas ‘’ e refuzuan ofertën prej 140 milionë eurosh. 

Gjithsesi ‘’ Të Kuqtë ‘’ nuk kanë ndërmend të dorëzohen për ishi-n e Real Sociedadit, edhe pse është kyç tek klubi më i pasur në botë aktualisht. 

Në vijimësi Liverpooli synon ta shtrijë protagonizmin edhe në kompeticionet e tjera, si përshembull në Champions League, më prestigjozi në kontinentin e vjetër. 

Traineri Arne Slot po bën një punë për tu duartrokitur por gjithsesi skuadrën e tij e presin shumë sfida të vështira në të ardhmen. 

Alexander Isak premton shumë dhe thuhet se gjigandët e Premier Leagues dhe më gjerë mund ta arrijnë objektivin në javët vijuese. 

Nxënësi i Eddie Howes e përfundoi sezonin e tretë në lartësinë e duhur, i cili e ndihmoi Newcastlen për tu kualifikuar në Champions League dhe referuar këtij fakti pritet një lloj rezistence nga kreu i tyre Al Rumayyan.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy