
Pavarësisht dëshirës së Barcelonës për rikthimin e Lionel Messit në ‘’ Camp Nou ‘’ , drejtuesit e Paris St Germain janë të bindur se do ta arrijnë akordin e zgjatjes së kontratës me argjentinasin .
Flitet se sulmuesi mund të vijojë në rradhët e ‘’ Les Pariziens ‘’ për dy sezonet e ardhshme kundrejt rritjes së pagës , gjithmonë nëse s’do të ketë surpriza gjatë rrugës.
Momentalisht 35 vjeçari është i fokusuar tek e ardhmja dhe kërkon të fitojë të tjerë trofe të rëndësishëm, pas triumfit në Botërorin e Katarit me ‘’ Albicelestët ‘’.
Praktikisht ‘’ Los Cules ‘’ e kanë gati të pamundur për ta riveshur përsëri ‘’ La Pulgan ‘’ me ngjyrat kuq e blu pasi po zhvillon një sezon shumë të mirë me Paris St Germain duke rikonfirmuar se është një ndër më të mirët e historisë së futbollit.
Kryeqytetasit i presin sfida të vështira në vijimësi , ndër të cilat spikasin dy përballjet në fazen e 1/8-tave të Champions Leagues kundër Bayern Munchenit , ekip që i mposhti në finalen e sezonit 2019-2020 .



