
Duke patur parasysh se është drejt përfundimit të kontratës me Barcelonën kanë filluar të qarkullojnë zërat se Robert Lewandowski shumë shpejt do të varë këpucët në gozhdë.
Polaku ka lënë gjurmë tek ‘’ Los Cules ‘’ gjatë katër sezoneve por çdo fillim e ka edhe një fund.
Drejtuesit ende nuk e kanë marrë një vendim për 37 vjeçarin, i cili ka ende dëshirën për të dhënë maksimumin në fushën e lojës por parashikohet se s’do të jetë për shumë gjatë.
Për ishi-n e Borussia Dortmundit ka disa opsione, duke filluar nga Major League Soccer apo Arabia Saudite por ideja e tij lidhet me qëndrimin në Europë për arsye të cilësisë.
Në këtë moshë natyrisht dëmtimet janë një pjesë e sikletshme, të cilat të penalizojnë për të ardhmen.
Asi polak ndodhet përpara dy situatash, nga njëra anë vijimi në kontinentin e vjetër, transferimin tek një tjetër ligë ose lamtumirës nga ky sport, i cili e ka shëndërruar në një ndër më të mirët në rolin ku aktivizohet.
7 gola në 12 sfida numëron Robert Lewandowski, shumë i rrezikshëm në metrat e fundit dhe mjaft i kompletuar.



