
Një ndër objektivat e Real Madridit në merkaton e verës është pikërisht fuqizimi i sulmit.
Dihet se Karim Benzema është në metrat e fundit të karrierës dhe drejtuesit janë vënë në lëvizje për ta rifreskuar këtë repart në vigjilie të sezonit të ri.
‘’ Galaktikët ‘’ po analizojnë dy alternativa dhe sipas ‘ 90 min ‘ flitet për Kai Havertz dhe Rasmus Hojlund të Atalantës.
Përshtatja e gjermanit në disa pozicione sigurisht ka tërhequr vëmëndjen e kryeqytetasve , por njëkohësisht kanë filluar kontaktet edhe me drejtuesit e ‘’ La Deas ‘’ për golashënuesin danez.
20 vjeçari konsiderohet një ndër risitë jo vetëm në Serinë A por edhe në kontinentin e vjetër dhe ‘’ Los Blancos ‘’ vijojnë ta kenë në listë për të ardhmen.
Mendohet se do të jetë një akord i vështirë për tu arrirë për arsye se pretendohet nga disa skuadra cilësore por spanjollët e kanë treguar edhe në të kaluarën se mund të arrijnë çdo objektiv.



