Real Sociedad, refuzon Arsenalin për Mikel Merinon

Real Sociedad, refuzon Arsenalin për Mikel Merinon

 Mikel Merino është shëndërruar në një ndër mesfushorët protagonistë në këtë merkato verore.

Spanjolli e ndihmoi kombëtaren e tij për ta fituar Europianin, në adresë të cilit kanë mbërritur disa oferta.

28 vjeçari mbetet një prioritet për Arsenalin por presidenti Joakin Aperribay është përfshirë seriozisht në këtë çështje, pretendimi i të cilit vijon i paluhatur.

Natyrisht që rëndësia e Mikel Merinos në 11-shen e Imanol Alguacil nuk vihet në diskutim por numri një i vaskëve do ti qëndrojë besnik shifrës prej afro 40 milionë eurosh.

Sipas ‘ Cadena Copes ‘, oferta e ‘’ Topchinjve ‘’ prej 30 milionë eurosh plus 5 të tjera bonuse është konsideruar e pamjaftueshme dhe drejtuesit e bardhebluve janë optimistë për qëndrimin e Mikel Merinos në ‘’ Reale Arena ‘’.

Insistimi i teknikut të 13 herë kampionëve të Premier Leagues e konfirmon faktin se flitet për një element cilësor, i cili me meritë ka arritur deri në këtë stad në karrierë.

Për ishi-n e Newcastle United sezoni ka filluar ndryshe duke qenë se vjen pas një kompeticioni të mrekullueshëm si Europiani dhe kjo arritje e ka motivuar për avancimin e mëtejshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy