Mbappe : ‘’ Jo ‘’ rinovimit me Parisin

Mbappe : ‘’ Jo ‘’ rinovimit me Parisin

Në orët e fundit Paris St Germain ka marrë një lajm të trishtë i cili lidhet me Kylian Mbappen .

Duket se eksperienca e francezit në  ‘’ Parque de Prince ‘’ është drejt fundit, fakt që është konfirmuar nga e famshmja vendase  L’ Equipe , sipas të cilës sulmuesi nuk ka pranuar të rinovojë deri në 2025-sën.

Kontrata aktuale e ishi-t të Monacos merr fund në qershorin e 2024-tës dhe pavarësisht se do të ketë kohë deri në 31 korrik për të vendosur , parashikohet se s’ka kthim mbrapa .

Një ndër kandidatët potencialë për të firmosur me 24 vjeçarin është Real Madridi, ekip i cili vijon të shpresojë se një ditë ish kampioni i botës do të vendosë të transferohet në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Mendohet se kjo mund të jetë edhe një taktikë e Kylian Mbappes për të parë reagimin e drejtuesve , duke qenë se është një referent i padikutueshëm i ofensivës së kampionëve në fuqi të Ligue 1, lojtar që ka formuar një ndër treshet më të frikshme në qarkullim , bashkë me Lionel Messin dhe Neymarin .

Në gjashtë sezone me kryeqytetasit, Kylian Mbappe numëron 211 gola  dhe 97 asiste në 248 sfida por presidenti Florentino Perez vijon të këmbngulë për ta transferuar tek ‘’ Los Blancos ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy