Sfidë e ashpër për Fikayo Tomorin

Sfidë e ashpër për Fikayo Tomorin

  Tre sezonet tek Milani e kanë ndryshuar krejtësisht karrierën e Fikayo Tomorit.

Mbrojtësi është shëndërruar në një ndër më të mirët e prapavijës kuqezi dhe sakrificat e bëra tanimë i kanë dhënë rezultatet.

Në Premier League do të zhvillohet një sfidë shumë e ashpër ndërmjet  Manchester United dhe Tottenham Hotspurit, lajm i publikuar nga ‘’ The Sun ‘’.

Reparti i prapavijës konsiderohet një ndër pikat e dobëta i ‘’ The Red Devilsave ‘’ dhe ‘’ Gjelave të Londrës ‘’  dhe Erik Ten Hag i ka kërkuar drejtuesve transferimin në ‘’ Old Trafford ‘’  të një mbrojtësi për të shoqëruar Lisandro Martinez dhe Raphael Varane.

Megjithatë , s’do të jetë aspak e lehtë për arsye se kampionët në fuqi të Serisë A arritën me sukses rinovimin e e kontratës së 25 vjeçarit deri në 30 qershorin e 2027-tës  dhe klauzola e prishjes së saj i kalon 45 milionë eurot.

Një largim i Fikayo Tomorit nga mitiku ‘’ San Siro ‘’ parashikohet se do ti kushtonte si Manchester United ashtu edhe ‘’ Spursave ‘’ rreth 70-80 milionë euro , shifër e konsiderueshme por e justifikuar nga rendimenti i ishi-t të Chelseas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy