
Pavarësisht se nuk mundën ta arrijnë objektivin për transferimin e Jonathan David në ‘’ San Siro ‘’, drejtuesit e Milanit nuk mendojnë të heqin dorë nga kanadezi. Në merkaton e dimrit, kanadezi do të jetë një ndër prioritetet e Stefano Piolit për sulmin . 23 vjeçari e ka filluar shumë mirë sezonin e ri dhe pas 6 sfidash numëron 3 gola me francezët . Ndërkohë ‘’ Les Dogues ‘’ janë të ndërgjegjshëm se do të jetë shumë e vështirë ta ndalojnë largimin e Jonathan David , vlera e të cilit në merkato i arrin 50 milionë eurot. Traineri italian e ka kërkuar me ngulm transferimin e një sulmuesi dhe nëse do ti bashkohet kuqezinjve , ishi i Gentit do të ketë mundësinë për të treguar veten tek një ndër ekipet më të famshëm të botës.



